Në bazë të ligjit italian, kush shkakton një dëm të padrejtë është i detyruar që të shpërblejë viktimën.
Dëmi mund të jetë material (prishja e një makine, p.sh) e, në këtë rast, ka një detyrim për të zëvëndësuar objektin e prishur me një identik me të njëjtën vlerë, apo edhe personal (pra që cënon njeriun, qoftë fizikisht qoftë psikologjikisht). Siç ndodh zakonisht kur bëhet fjalë për një dëm personal, dëmpshpërblimi është ekonomik e llogaritja është goxha më e ndërlikuar.
Vështirësia kryesore në këtë rast është llogaritja e saktë e shifrës që i përkon lëndimit. Kjo mund të llogaritet vetëm me një studim të imtë të situatës personale, ekonomike e familjare e viktimës. I njëjti lëndim, siç mund të jetë p.sh humbja e dy gishtave të një dore, ka një vlerë ekonomike të ndryshëm nëse viktima është një pianist i ri edhe i talentuar, e ndryshe nëse viktima është një pensionist.
Në rastin e parë, llogaritja duhet të mbajë parasysh edhe faktin që pianisti nuk do mund të ketë një karrierë e cila do i kishte sjellë fitime ekonomike (në kuptimin e pagesës së koncerteve të ardhshme) e morale (kënaqsësia e realizimit të një ambicje, prestigj shoqëror etj). Por jo vetëm kaq: në raste më të rënda, ka një vlerë ekonomike edhe “dhimbja” e prindërve. Në rastin e dytë këto elementë mungojnë, arsye për të cilën dëmshpërblimi do jetë, medoemos, më i ulët.
Rast më vete është pastaj ai i dëmshpërblimit nga lëndimi si pasojë e qarkullimit rrugor apo si pasojë e gabimeve shëndetsore. Nëse nga një anë janë raste disi më të thjeshtë duke parë që ligjërisht makinat, ashtu si spitalet, duhet të kenë një asikuracion privat, nga ana tjetër është e rëndësishme që në këto raste të veprohet shpejt duke parë që kodi civil italian parashikon që çdo incident duhet denoncuar pranë asikuracionit përkatës brenda tre ditësh nga fakti.
Jo më pak e rëndësishme, pastaj, prezenca e një mjeku ligjor i cili është i vetmi që ka kompetencat për të përcaktuar saktësisht sasinë e lëndimit. Në bazë të vlerësimit të mjekut ligjor e të kapitalit njerëzor (njohuritë, kompetencat profesionale, shkathtësia personale, arsimi, emocionet e fituara gjatë gjithë jetës së individid e që i lejojnë që të arrijë synimet sociale dhe ekonomike).
Si përfundim, kur flasim për dëmshpërblim flasim për një argumentet shumë të ndërlikuar. Në rast fatkeqësish, humbja e një personi është tragjike dhe e pariparueshme, e asgjë nuk mund ta zëvëndësojë. Nga ana tjetër ama, është e rëndësishme që të veprohet shpejt e në mënyrë profesionale për të marrë një dëmshpërblim të drejtë.