Chiama adesso:
+39 329 53 27 386

Ndryshime në ligjin për nënshtetësinë italiane

Ndryshime në ligjin për nënshtetësinë italiane

Para pak muajsh (në dhjetor 2018) qeveria e re italiane ka aprovuar ligjin 132/2018. Ky ligj ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme mbi marrjen e nënshtetësisë italiane.

Në përgjithësi, ligji i ri e ka bërë edhe më të vështirë marrjen e nënshtësisë. Kontrollet nga autoritetet (Questura dhe Ministria) do jenë akoma edhe më të rrepta. Por jo vetëm: ka zgjatur edhe kohën në të cilën Ministria duhet të përgjigjet. Pra, koha e përgjigjes nuk do jetë më dy vite, siç patëm shpjeguar në këtë artikull me listën e dokumenteve të nevojshëm për të kërkuar nënshtetësinë, por katër vite.

Ky afat, në mënyrë disi absurde, vlen jo vetëm për ata që bëjnë kërkesë pas shpalljes së ligjit të ri, por edhe për ata që e kanë bërë kërkesën më para!

Për ndryshimet e tjera që sjell ligji 132/2018, mund të lexoni artikullin që kam shkruar për Albania News në këtë link.

Un commento - Lascia un commento
  • Agonis Dervishaj -

    pershendetje une jam nga kosova vetem deshta te bejë nje pytje jam i martume qe 2 vjet gruja ime është italiane veq deshtë me te vetë mas sa kohe kam drejt me paraqit kerkrsen per pasaport italiane

  • Lascia un commento

    Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *

    Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.